Deputetja e PD, Oriela Nebijaj ndërsa ka qenë e ftuar sot tek “Zona Zero”, me gazetarin Thimi Samarxhiu, ka folur në lidhje me marrjen e mandatit dhe për mënyrën se si është pritur nga demokratët dhe kundërshtarët politikë.

Ndërsa u pyet se me kë pjesë të PD është aktualisht, Nebijaj është shprehur se nuk ka një anë që e mbështet.

Me kë palë të PD jeni?

“Këtë gjë nuk mund ta them tani. Kur e shoh të nevojshme unë mund të kritikoj, mund të këshilloj…

Nuk kam ose përkas nëpër grupime, jam pjesë e PD”, u shpreh Nebijaj.

Duke kujtuar fatkeqsinë e gomones së mbytur sot në kanalin anglez, Nebiaj u shpreh se të rinjtë shqiptarë “matanë atij rreziku për jetën, ekziston shpresa, që i bie që shpresa këtu është shuar”.

Në lidhje me krisjen në PD, Nebijaj u shpreh se “bashkimi duhet të vijë me vullnetin e dy palëve”.