Një 62-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi ka dhunuar dhe përdhunuar bashkëjetuesen e tij. Po ashtu në pranga kanë rënë edhe 3 persona të tjerë për dhunë në familje, përdorim i lëndëve narkotike dhe shkelje e masës së sigurisë. 

Njoftimi i Policisë:

Tiranë Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin D. L., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. P., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin Q. O., 62 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariarit të Policisë Nr. 3 kapën shtetasin në kërkim Denis Bregu, 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.