Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në një fabrikë sfungjeri në afërsi të fshatit ‘Katund i Ri’ në Elbasan.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta zjarrfikëse për të bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve.

Paraprakisht raportohet vetëm për dëme materiale, ndërkohë që janë evakuuar të gjithë punonjësit e fabrikës.