Është përfshirë nga flakët këtë mbrëmje një banesë në Lushnje.

Bëhet me dije nga burimet e policisë se si pasojë e zjarrit ka pësuar djegie në trup 68-vjeçari që është nisur me urgjencë në spital.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Lushnjë / Informacion paraprak

Rreth orës 21:00, në lagjen “Gafurr Muço”, Lushnjë, në banesën e shtetasit P. M., 68 vjeç, ka rënë zjarr dhe për pasojë ka marë djegie në trup shtetasi P. M. i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.