Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"Përpiqet Taulanti i shkretë, por nuk e arrin dot"/ Rama batuta: FRESSH shkoi 30-vjeç, i ri ka mbetur vetëm Majko

"Përpiqet Taulanti i shkretë, por nuk e arrin dot"/ Rama

Duke i bërë ftesë të rinjve të merren me politikë, Rama nuk i ka kursyer batutat me të pranishmit në 30-vjetorin e krijimit të FRESSH.

Në fjalën e tij kryeministri tha se FRESSH tashmë është 30-vjeç dhe se i ri ka mbetur vetëm Pandeli Majko, ndërsa përmendi edhe Ballën që 'përpiqet i shkreti, por nuk e arrin dot'.

"FRESSH nuk mbete më i ri, u bë 30-vjeç, i ri ka mbetur vetëm Pandeli Majko. Përpiqet Taulanti i shkretë, por nuk e arrin dot që të jetë i ri pavarësisht që po shkon 50-vjeç.

Unë dua që ju të shkoni përtej FRESSH. Kush do ta mbajë, le ta mbajë, kush ka oreks e ta hajë. Por ju duhet ët shkoni përtej traditës që të rinjtë i shikon si ushtarë të radhës, si figurantë në sfondet ku flasin kandidatët, si masë njerëzore që mbush sheshet", tha Rama./ Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore