Një grua dhe një vajzë 13 vjeçe janë plagosur në një aksident në aksin Fushë-Krujë-Laç.
Gjatë natës në autostradën Fushë-Krujë-Laç, një automjet me drejtues shtetasin me inicialet A. Z., 37 vjeç, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin M. N.
Policia ka bërë të ditur se si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjeret që ndodheshin në automjetin që drejtonte shtetasi M. N, konkretisht shtetaset E. P., 44 vjeçe dhe K. P., 13 vjeçe, të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu mësohet se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.