Dy grupe janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin në Kavajë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në lagjen “2 Sallbeg”, mëngjesin e sotëm.

Si pasojë e sherrit një person është dhunuar me shkop bejsbolli. I plagosur ka mbetur Zenel Lushkja, i cili ka marrë plagë në dorë dhe në këmbë.

Ndërkohë pas sherrit gjatë autorët e përfshirë nuk janë ndalur, por në mbrëmje i kanë goditur edhe makinën. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.