Para 6 ditësh, shtetasi Aristir Dimo përplasi për vdekje me makinë 20-vjeçarin në Elbasan, Fiori Sula.
Veprat penale që rendojnë për të dyshuarin janë “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “largimi nga vendi i aksidentit”, teksa sot është dënuar me masën e sigurisë ‘arrest me burg’. 65-vjeçari nuk ka dhënë shpjegime se përse la personin e aksidentuar dhe tentoi të arratiset drejt Qafë-Thanë.
Në vijim të veprimeve, automjeti tip “Benz” u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, teksa si pasojë e përplasjes, i riu që shihni në foto humbi jetën rrugës për në spital.
Ndërkohë sot në Elbasan, disa banorë protestuan në Unazën Jugore të qytetit, duke bërë thirrje që të forcohen masat e kontrollit në këtë segment rrugor me rrezik për jetën e këmbësorëve.