Një aksidnet ka ndodhur ditë ne sotme në Llogara, ku një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur.
Mësohet se ish-kryetari i bashkisë Himarë, Vasil Bollano, ka përplasur me makinë të miturin i cili ishte duke kaluar rrugën.
Bollano është shoqëruar në polici, teksa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Një aksident ka nodhur mbrëmjen e sotme në Llogara, ku shtetasi V. B., 66 vjeç, banues në Himarë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin E. H., 17 vjeç, këmbësor në rrugë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit, shtetasi V. B, u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Rreth orës 17:00, në Llogara, pranë fushës së sportit, shtetasi V. B., 66 vjeç, banues në Himarë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin E. H., 17 vjeç, këmbësor në rrugë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit, shtetasi V. B, u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.