Të tjera detaje janë zbadhur në lidhje me vrasjen aksidentale të 39-vjeçarit shqiptar mbrëmë në Greqi. Pëllumb Islami, me profesion hidraulik ishte duke parë ndeshjen e Champions League në një lokal në Nea Joni kur u qëllua dhe vdiq.
Nga provat e deritanishme, rezulton se të paktën nëntë të shtëna janë qëlluar jashtë kafenesë në Nea Joni , pasi policia ka gjetur nëntë gëzhoja nga dy pistoleta të ndryshme. Në mediat greke thuhet se shqiptarët që kanë nisur të qëllojnë duket se nuk kanë pasur qëllim të hapin zjarr.
Dhe kjo duket se del nga fakti se ata janë larguar njëri pas tjetrit nga vendi i ngjarjes, madje kanë lënë pas një nga makinat luksoze me të cilat kishin mbërritur në vendngjarje.
Xhipi luksoz dhe dy makinat e tjera që përdornin 7 shqiptarët ishin marrë me qira nga një kompani por me të dhëna të rreme. 7 shqiptarët janë të njohur për autoritetet , pasi kanë të kaluar kriminale dhe janë arrestuar disa herë. Autoritetet thonë se pas të shtënave me një person të vdekur jashtë kafeterisë në Nea Joni fshihet një bandë e ashpër shqiptare, e cila kontrollon një pjesë të madhe të tregtisë së drogës në Athinë.
Kryetari i Sindikatës së Oficerëve të Policisë së Atikës Juglindore, Giorgos Kalliakmanis duke komentuar ngjarjen tha: