Një ditë më parë, në bashkinë e Rrogozhinës u përsëritën zgjedhjet për kryetar bashkie. Qytetarët iu drejtuan sërish kutive të votimit pas vendimit të Kolegjit që i shpalli zgjedhjet e 14 majit të pavlefshme.

Koalicioni opozitar dhe kandidati Shkëlqim Hoxha kontestuan një kuti votimi në Burgun e Rrogozhinës, e cila përmbysi rezultatin në favor të kandidatit të Partisë Socialiste në pushtet, Edison Memolla.

Ajo që ishte risi e këtyre zgjedhjeve ishte pjesëmarrja më e lartë e votuesve në krahasim me 14 majin.

Po si është rezultati deri  tani?

Sipas rezultateve të përpunuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri tani janë numëruar 15 qendra votimi nga 54 që janë në total.

Në 15 kutitë e numëruara kandidati i Partisë Socialiste Edison Memolla ka marrë 1332 vota  ose 51.59%, ndërsa rivali i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka marrë 1250 vota ose 48.41%.