Gazetari i kronikës, Artan Hoxha ka përmendur emrat e pesë personave kyç që mund të dëshmojnë për atë që cilësohet si vrasja e shekullit, ekzekutimi i ish-deputetit të PD-së, Azem Hajdari.


Për Hoxhën janë pesë dëshmitarë kryesorë që mund të zbardhin këtë vrasje që tronditi themelet e shtetit shqiptar dhe kjo është arsyeja se pse duhet rihapur kjo dosje, pasi sipas, tij një pjesë nuk kanë pranuar të dëshmojnë ose janë zhdukur, pra larguar.


“Nisur nga fakti dhe interesi publik kjo çështje meriton që të ketë një hetim të ri, është e mundur sepse ka prova. Në atë video janë pesë persona: Zenel Neza, i cili ka dëshmuar vetëm me letër-porosi. Të tjerët janë Sali Berisha, Jaho Mulosmani, i cili ka dhënë një deklarim të cunguar. Mulosmani ka thënë se unë jap dëshmi po më doli në gjyq përballë Berisha, pra vetë ai ka dhënë një deklaratë të cunguar. i katërti është Izet Haxhia, që është parë me Haklajt”, deklaroi Hoxha.


Tjetri sipas tij, është Bujar Daja, ish-punonjësi i SHIK në kohën e Bashkim Gazidedes. “Tjetri është Bujar Daja, pra kemi pesë elementë që mund të kërkojnë të japin dëshmi, prandaj dhe duhet të kërkojë proces të ri. Procesi ka shkuar në Gjykatën e Strasburgut, dhe motivi është vulosur. Çështja mund të rihapet zhvillohet seanca në gjykatën e Tiranës”, theksoi Hoxha.



©Copyright Gazeta Shqip


Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.