Ky është Ardian Çekini, personi nga Elbasani i cili është arrestuar në maj 2020, pas një kërkese të bërë nga prokuroria Italiane, pasi dyshohet si njeriu që ka lidhje me grupin “Ndragheta”.


Çekini dhe dibrani Bujar Sejdinaj, besohet se kanë vepruar në të njëjtin grup kriminal, duke u përfshirë në trafikun e kokainës.


Momentalisht dosja e Ardian Çekini ndodhet në gjykatën e Elbasanit pasi gjyqtarja, Zamira Vyshka, po shqyrton një kërkesë me objekt ekstradimin, e këtij shtetasi në Itali.


Sot ishte seanca e radhës në gjykatën e Elbasanit, ku pritet që ekstradimi i Çekinit në Itali të vendoset në seancat e ardhshme nga gjyqtarja Zamira Vyshka.



Në 26 maj 2020 në qytetin e Elbasanit, policia arrestoi, Ardian Çekinin, i cili për këtë rast ishte shpallur në kërkim nga autoritet e drejtësisë Italiane. Sejdini dhe Çekini, janë arrestuar me urdhër të autoriteteve italiane dhe pritet që në ditët në vijim të ekstradohen në Itali, për tu përballur me akuzat e ngritura për trafik droge dhe përfshirje në organizatë kriminale.


“Bujar Sejdinaj i quajtur “Xhaxhai”, përfaqësuesi i “Ndrangheta”-s në Shqipëri dhe në zonën e Ballkanit dhe në veçanti përfaqësuesi i familjes mafioze “Belloço”. Bujar Sejdinaj ka marrë pjesë në blerjen e rreth 20 kg kokainë në Spanjë dhe arrestimi i  tij është bërë me qëllim ekstradimin, ndërsa cilësohet si përgjegjësi i Ndraghteta-s në zonën e Ballkanit”-thuhet në komunikatën e policisë Shqiptare./Burimi Shqiptarja.com