Gjykata e Vlorës ka dënuar me masën e sigurisë, ‘arrest me burg’ për Ledjon Zahajn.
Ky i fundit është autori i plagosjes së Dëfrim Pashajt në lagjen ’10 korriku’ në Vlorë.
Ngjarja ndodhi pasi Ledjon Zahaj i kërkoi llogari 40 vjeçarit përse po punonte tokën në afërsi të vilës luksoze të kunatit të tij, Lorenc Xhaferrit i cili më pas rezultoi se ishte e mbushur me bimë narkotike.