Përplasja me armë ku Sokol Dehima, 52 vjeç, ka plagosur me armë Diell Çelën 55 vjeç ka ndodhur jo për motive politike.

Ngjarja nuk ka prapavijë politike, por ka lidhje me detyrën e bashkëshortes së tij si drejtoreshë e spitalit të Peqinit. Bashkëshortja e Çelës mësohet se ka larguar nga puna gruan e Dehimës dhe për këtë arsye kanë lindur konfliktet.

Çela mësohet të ketë qenë ish-kreu i PD për Peqinin dhe është kërcënuar me jetën edhe në shkurt të vitit 2016. Aktualisht, Policia është në kërkim të autorit të ngjarjes, 52-vjeçarit, Sokol Dehima.