Burrë e grua, Preng dhe Antoneta Paluca, përkatësisht 50 dhe 41 vjeçe kanë mbetur të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme. Mësohet se ngjarja la ndodhurnnë Kamëz, në rrugën “Kosova”, rreth orës 22:15.

Me anë të një njoftimi zyrtar, policia bën me dije se çifti është qëlluar me armë në afërsi të banesës së tyre, nga një person ende i paidentifikuar. Rrethanat janë të paqarta gjithashtu.

Të plagosurit, Preng dhe Antoneta Paluca janë dërguar në spital, ku mësohet se ndodhen nën kujdesin e mjekëve. 50-vjeçari është në sallën e operacionit në rrezik për jetën, kurse gruaja e tij është në gjendje të mirë shëndetësore.

Dyshja pritet të merren në pyetje për të mësuar nëse kanë pasur ndonjë konflikt së fundmi që mund të ketë sjellë edhe sulmin me armë zjarri.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 22:15, në rrugën “Kosova”, Kamzë, në rrethana ende të paqarta, në afërsi të banesës së tyre, janë plagosur dyshohet me armë zjarri pistoletë, shtetasi Preng Paluca., rreth 50 vjeç dhe bashkëshortja e tij shtetasja Antoneta Paluca., rreth 41 vjeçe, të cilët u dërguan në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.