Policia ka zbardhur ngjarjen e nodhur pasditen e kësaj të marte në Shkodër, ku një person mbeti i plagosur me armë zjarri.


Bëhet me dije se i plagosur ka mbetur një 38-vjeçar i identifikuar si Tonin Larushku, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.


Policia sqaron se ngjarja ndodhi pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ndërsa autori është një 29-vjeçar i identifikuar si Luverdo Kola.


Shërbimet e Policisë  në bashkëpunim me FNSH kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit.


Ndërkohë, në atë zonë është  kapur dhe shoqëruar një person që dyshohet se ka djeni për ngjarjen .


Njoftimi i plotë i policisë:


Shkodër


Policia identifikon autorin e plagosjes së ndodhur pak minuta më parë dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.


Në  zonën e quajtur  Prek Cali, të qytetit të Shkodrës,  shtetasi T.L, 38 vjeç, nga fshati Toplanë, Vau i Dejës,  si pasojë e një konflikti të çastit me një person tjetër ka mbetur i plagosur me armë zjarri  dhe ndodhet në spital për ndihmë mjeksore


Me marrjen e njoftimit, shërbimet e DVP dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër  kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta profesionale kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, shtetasin L.K, 29 vjeç banues në Shkodër.


Shërbimet e Policisë  në bashkëpunim me FNSH kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit.


Në atë zonë është  kapur dhe shoqëruar një person që dyshohet se ka djeni për ngjarjen .


Grupi hetimor nën drejtimin e  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër  po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e çdo prove materiale në vendngjarje që do ti shërbejë hetimit dhe dokumentimit të plotë ligjor të ngjarjes