Ka nisur ditën e sotme me debate seanca plenare.
Bëhet me dije se kjo seancë e sotme në Kuvend që do të jetë maratonë, ndërsa pritet miratimi i marrëveshjes për portin e Durrësit.
Ka qenë kreu i PD, Sali Berisha i cili kërkoi fjalën për replikë ndaj deputetit Taulant Balla, ndërkohë që Nikolla nuk e lejoi që të fliste.
“Nuk mund të flisni, mos bëni viktimën”, tha Nikolla.
Kaq ka mjaftuar që të ndizej debati dhe të “aktivizohej” Garda e Republikës.