Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka akuzuar qeverinë nga foltorja e Kuvendit për abuzim me fondet shtetërore.
Sula hodhi një sërë akuzash mbi qeverinë duke thënë se favorizon klientët e saj para zgjedhjeve, duke i dhënë fonde dhe para.
Ai shtoi se në Shqipëri po hyn një sasi e madhe parashë të pista që siaps tij pastrohen kryesisht në industrinë e ndërtimit.
“Edhe Kali i vlashit te filmi shqiptar ka qenë i lirë. Falenderoj banorët e Divjakës që dolën në Protestë dhe i bunë shkelmin traut atje. Në deputetët nuk jemi të barabartë, jemi të barabartë vetëm në titull. Unë mund të je mi njëjtë me disa zonja dhe zotërinj këtu që janë nuk janë hajdutë, por jo me pjesën tjetër që janë halabakë. Dhe ju vini e shisni moral sikur jetoni në hënë. Realiteti është komplet tjetër. Projekti i Portit të Durrësit është një skemë e pastër korruptive. Ne do ta denoncojmë me fakte këtë gjë. Kemi probleme për s ai përket legalizimit të kanabisit që e paralajmëroi kryeministri. Gjithashtu kemi probleme për sa i përket alarmit të Bashkimit Europian për “amnistinë fiskale”.
Për një metër katror për dyqan është 8000-10000 euro metri katror. Ku dalin këto para. Vijnë kunjtal me kokainë. Për sa i përket rrugës Qukës-Qafë Plloç ju po abuzoni për një përqindje të vogël të rrugës që ka mbetur. Ju jeni mjeshtra për të abuzuar. Këto janë të vërtetat, por ju nuk doni t’i pranoni. U arrestua dje nga SPAK-u Arben Dervishaj, që ishte njeri i afërt i juaji. Ju jeni me të gjithë format e mënyrat që me projektet të nxirrni para. Ju i gostisni klientët tuaj para zgjedhjeve. Në Peqin nuk kalohet për të shkuar me ambulancën për të shkuar në Spital sepse nuk kalon dot as traktori në ato rrugë. PPP-të do të jenë herët apo vonë para drejtësisë”, u shpreh Sula.