Mbledhja e Këshillit të Mandateve nis me debate edhe ditën e sotme.
Bëhet me dije nga burimet për mediat se Kryetarja e Kuvendit njofton që çështja do shqyrtohet në seancë javën e ardhshme. Kaq ka mjaftuar që kjo gjë të sillte debate dhe i pari që ka reaguar ka qenë Gazment Bardhi.
Bardhi debat me Kryetare e Kuvendit: Po bashkëpunoni në krim, mos i jepni me shume kohe Arben Ahmetajt që të fshihet. Boll e zvarritët çështjen. Të përfshihet në Rend Dite të seancës plenare të ditës së nesërme dhe të japim autorizimin prokurorisë që të veprojë. Mos pengoni drejtësinë. Opozita e ka gati raportin; të veprojmë pa asnjë vonesë, të shqyrtojmë e miratojmë nesër.