Kamerat e sigurisë në një lokal të Greqisë kanë filmuar momentin kur 3 persona largohen nga zona ku u gropos Eni Dollani, i riu nga Gramshi që u gjet i vrarë.
Ai u gjet i vrarë të martën në bregdet nga një banor i zonës që shëtiste me qenin. Trupi i viktimës ishte masakruar me sende të forta dhe ishte groposur në një gropë në plazh të hapur nga autorët.
Pas hetimeve, autoritetet mundën të sigurojnë nga kamerat e sigurisë në lokalet e zonës, imazhin e tre personave të dyshuar si autorët e vrasjes së të riut.
Viktima kishte qenë në një lokal me autorët duke konsumuar alkool. Policia ka arrestuar tre personat, ku bëhet fjalë për një vajzë greke, një djalë shqiptar dhe një pakistanez.
Ende nuk dihet arsyeja që i shtyu autorët të ekzekutojnë Eni Dollanin, por mësohet se viktima kishte me vete një shumë afro 12 mijë euro, të cilat nuk iu gjetën në xhep kur u zbulua trupi.