Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë dhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Mujeci, është arrestuar në Shqipëri pasi është zënë duke transportuar dhe shitur lëndë narkotike nga Kosova në Shqipëri. Mujeci, si pjesë e një grupi me 4 veta të tjerë është vënë nën pranga të martën.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Shqipërisë në një komunikatë të gjatë për media, e po ashtu edhe mediat e Kosovës. Sipas të dhënave të Policisë së Shtetit, Mujecit dhe të arrestuarëve të tjerë u janë gjetur 11 mijë e 300 tableta ekstazi me peshë 5kg në vlerë 400 mijë euro.

Mujeci është asamblist i partisë Vetëvendosje, në komunën e Prishtinës. Ai ishte zgjedhur asamblist për herën e dytë.