Një 55-vjeçar është vënë në pranga nga blutë e Pogradecit, pasi kishte ngacmuar seksualisht një vajzë 25-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, ku e reja është ngacmuar seksualisht në vendin e punës nga shtetasi Arian Mema.

Ky i  fundit është i njohur për policinë, pasi për një ngjarje të tillë është akuzuar edhe në 2020. Në atë periudhë, ai u shkarkua nga posti si Inspektor Tatimesh. Arian Mema tashmë është shoqëruar në paraburgimin e Korçës.