Policia ka bastisur ditën e sotme bizneset dhe banesat në pronësi të Dibran Hoxhës, autori vrasjes së 31-vjeçarit Visar Cengu.

Mësohet se Drejtoria e Krimeve të Rënda bashkë me Drejtorinë Rajonale të Policisë kanë kryer kontrolle në 3 lokale, ndërsa një prej tyre është dhe “Kobra City”, klubi ku 31-vjeçari nga Kukësi mbeti i vrarë. Sipas burimeve nga autoritetet kosovare, në një nga banesat e Hoxhes janë gjetur disa fishekë dhe një granatë dore.

Mëngjesin e 3 janarit në dalje të Prizrenit, 31-vjeçari Visar Cenga u vra me armë zjarri nga Hoxha, i njohur ndryshe me emrin “Kobra”, pas një konflikti mes tyre për faturën.