Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-drejtorit të Policisë së Shteti, Fadil Canaj.
Në një mesazh në ‘Facebook’, Hajdari ka vlerësuar figurën dhe kontributin e Canajt, theksoi se e kishte njohur atë para viteve 90.
REAGIMI
Ikën Fadil Canaj, drejtuesi Model i Policise Shqiptare, qe bashkon dy epokat!
Jane te shumte njerezit ne Shqiperi qe e kane njohur e kane punuar me Fadil Canaj.
Une jam njeri nga ato qe e kam njohur para dhe pas vitit 1990. Ne kete dite te trishtë per familjen, te afermit, shoket e miqte e tij, ish kolege ne te gjithe Shqiperine, me del para syve ky njeri që e njoh prej 40 vitesh, qe kur isha fare i ri.
E njoh nga afer dhe nga larg, sipas pozicioneve qe ka mbajtur ai dhe une gjate gjithe kesaj kohe te gjate.
Kam menduar gjithe kohen, kush mund te jete drejtuesi i policise, qe nga krijimi i saj ne Shqiperi, qe ka qene me te vertete drejtues qe e ka dashuruar dhe mbajtur te paster uniformen e bukur te zbatimit te ligjit( Policise), qe ka qene siç thuhet…..”Polic i lindur”, “Drejtues i lindur per kete pune…” etj!
Sot,me ikjen e tij Fadil Canaj, ma ka dhene pergjigjen!
Fadili eshte drejtuesi i policise shqiptare para dhe pas ndryshimeve te vitit 1990 dhe mbeti i njejti, ne sjellje ne komunikim, ne zbatim te ligjit, ne korrektese, ne qetesi, ne drejtesi, ne trimeri….!
Ndaj sot ketij burri duhet ti themi te gjithë:
Faleminderit e mirenjohje Drejtor Fadil Canaj!
Zoti të dhëntë parajsen☝🏻🇦🇱!