Të ftuar në “Zona Zero” me gazetarin Thimi Samarxhiu, kanë qenë eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço dhe gazetari Eduart Halili.

Ata floën në lidhje me detaje të reja të cilat kanë kanë nga tragjedia e djeshme në Don Bosko, ku mbeti e vrarë një grua 60-vjeçare si pasojë e përplasjes së bandave.

Gazetari Halili tregoi se “autorët kanë qenë të maskuar”, ndërsa “Policia ka vënë në dispozicion 20 mijë euro shpërblim monetar për çdo informacion”.

Në lidhje me hetimet, ai tregoi se janë fokusuar “në veprimtarinë e së kaluarës”.

“Bandat duket se nuk i kanë shuar përplasjet dhe hakmarrjet por me keq akoma, duket se do vazhdojnë dhe janë rikthyer më të forta se kurrë.”, tha Halili.

Karamuço: “Arresti në shtëpi, për mua është një masë e cila s’premton efekt izolimi për personat e rrezikshëm. Por nuk ka faj gjyqtari në këtë rast.

Ne kemi shumë raste që kanë korruptuar oficerët e policisë, tjetër rast është që një i dënuar u hodh nga kati i tretë i shtëpisë dhe theu këmbën.

Kjo ngjarje është pasim i ngjarjeve më parë. Duhen të merren masa urgjente sepse mund të kemi saga vrasjesh në në ardhmen”, paralajmëroi eksperti.