Operacioni “Fati i lojërave” vijoi sot në Velipojë, pas Kurbinit e Lezhës. Kontrollet sipas policisë erdhën bazuar edhe mbi raportimet e ardhura nga qytetarët në aplikacionin Komisariati Dixhital.


Në lokalin e shtetasit A. P., në fshatin Gomsiqe e Re, Velipojë, Shkodër, gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 5 makineta, një tavolinë, çipsa dhe letra bixhozi që shërbejnë për ushtrimin e lojërave të fatit.


Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë pronari i lokalit, shtetasi A. P. 32 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe, Velipojë, Shkodër.


Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Organizim i lotarive të palejuara”dhe “Fshehja e të ardhurave”.