Rozeta dhe Havier Dobi do të dalin ditën e sotme para trupës gjykuese për vjedhjen e shtëpive ku gruaja punonte si pastruese.
Ata dyshohet se kanë grabitur 4 banesa të familjeve VIP, të zyrtarëve të së njëjtës ministri ku punonte më parë Alda Klosi.
49-vjeçarja dhe djali i saj vodhën 120 mijë euro dhe bizhuteri me vlerë nga shtëpia e ish-shefes së kabinetit të ish.zv-kryeministrit Arben Ahmetaj.
Rozeta Dobi, e cila punonte si pastruese në shtëpinë e Klosit, kishte fotokopjuar çelësat dhe bashkë me djalin e saj vodhën paratë dhe e inskenuan ngjarjen si një grabitje.
Një ditë më parë dhe iu gjeti në tubin e aspirimit 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat tashmë janë sekuestruar nga policia
Kjo shumë u zbulua pas përgjimeve që iu bënë nënë e bir brenda në dhomat e shoqërimit të Komisariatit.
Ata flisnin së bashku se Policia kishte gjetur vetëm 120 mijë euro, por jo shumën tjetër të fshehur prej tyre në tubin e aspiratorit. Kjo bisedë ka shërbyer si indice e fortë për Policinë, se brenda në banesë kishte dhe para të tjera të fshehura.