Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbardhur të tjera detaje në lidhje me arrestimin e Laert Haxhisë, një prej më të kërkuarve të drejtësisë shqiptare, anëtar i grupit të Lushnjës.
Hoxha u shpreh se ishte Interpoli grek që dyshoi se u kap Laert Haxhia, por më vonë u verifikua se nuk ishte ai, por për një person të ngjashëm me të.
Gazetari tha se anëtari i bandës Lushnje u pa në vendlindje, në vendin ku ishte edhe baza e grupit kriminal ku ai bënte pjesë.
“Laert Haxhiu. I vetmi që ngeli nga grupi i Lushnjës. Shumë të fuqishëm. Si Kaloshi apo Bilbili. Padiskutim që Haxhiu është shumë i rëndësishëm. Nuk është i këtij niveli dhe që thyhet. E ka sfiduar haptazi shtetin shqiptar. Është parë para dy javësh në Lushnje. Kam udhëtuar në Athinë dhe grekët kapën një person pranë Kallamatës. Përkonte me të dhënat. U dyshua që grekët arrestuan Laert Haxhiun . Do ishte sukses i madh është një tjetër kalibër. Por rezultoi që nuk është ai i kapuri. Është me rrezikshmëri shumë të lartë,”- tha Hoxha.
Kujtojmë se Laert Haxhiu është i kërkuar si autor i masakrës në Lushnje në 2017. 30-vjeçari ëhstë dënuar me në mungesë me 18 vite burg dhe është në kërkim prej 3 vitesh i akuzuar për vrasjen e dyfishtë të Zamir Latifit e Jurgen Hoxhës dhe plagosjen e Marius Xhepexhiu. Sakaq, Haxhiu është autor edhe i vrasjes së anëtarit te grupit të Aldo Bares, Gerti Lala.