Ersida Dyrmishi, 30-vjecarja nënë e dy fëmijëve u shpall e zhdukur nga bashkëshorti i saj më datë 25.07.2022. Në dëshminë e saj, e reja ka thënë që është mbajtur pa dëshirën e saj nga Marjus Musaku nga data 25 korrik deri me 3 gusht. E reja ka bërë denoncimin në policinë e Durrësit së bashku me bashkëshortin e saj.
Si pasojë, Musaku ka rreth 3 muaj që ndodhet në burg, ndërsa vetë ajo thuhet se ndodhet jashtë Shqipërisë.
Motra e Musakut, tha Edlira Korreshi, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku tha se ka folur vetëm në telefon me të vëllain.
“Kam folur vetëm në telefon. Gjendja e tij është shumë e acaruar. Më thotë ‘po kaloj në depresion, po më mbajnë kot, bëni çmos të më nxirrni sa më shpejt’.
Është i mërzitur me atë që po e mban brenda, po bën 3 muaj. Është hetimi i Gjykatës, por kallëzimi është i saj. Për aq kohë sa janë dashur, pse?
Ai thotë se a gënjyer, duhet të tregojë të vërtetën. Shteti duhet të bëjë të vetën, ta gjejë ku ndodhet. Ajo nuk ka treguar asnjëherë të vërtetën.
Nuk kam folur me Ersidën që kur kallëzoi vëllain. Do i thoja të vij të thotë të vërtetën siç është, nuk dua asgjë më shumë. Të mos hedhë baltë mbi vëllain tim, për një gjë që nuk ka ndodhur. Nuk është përdhunuar, nuk është kërcënuar me thikë.
Nëse Marjusi del nga burgu nuk do të hakmerrej ndaj Ersidës. Është i mërzitur se po rri në burg kot, por nuk ka pse ta kërcënojë më. do ja lërë drejtësisë. Duhet të gjendet e drejta ime thotë”, tha Edlira Korreshi, personi që shpërndau mesazhet fillimisht në media.