Dy pushues nga Kosova, një 40-vjeçar dhe një 30- vjeçare kanë rrezikuar të mbyten ndërsa ndodheshin për pushime në Shëngjin.
Bëhet me dije se kanë qenë të afërm dhe pushues të tjerë që kanë ndërhyrë dhe kanë nxjerr nga uji dy personat qe rrezikuan mbyjtjen.
Atyre u është dhënë njëhere ndihma e parë dhe më pas janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Lezhës.
Njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë. Nga ana tjetër mësohet se deti gjatë ditës së sotme ka qenë i trazuar dhe me dallgë të mëdha.
Për ngjarjen kanë nisur edhe hetimet nëse janë respektuar kriteret për stacionet e plazhit me vendosjen e flamujve që paralajmërojnë rrezikun si dhe prezencën e vrojtuesve të plazhit në zonë.