Ka marrë fund arratia e për një 44-vjeçar nga Vlora, i shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka marrë peng një person 6 vite më parë.
Mësohet se në pranga ka rënë Miky Ibrahimi, i cili është dënuar nga Gjykata e Vlorës me 3 vjet burgim, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.
Ngjarja për të cilën bëhet fjalë ka ndodhur në tetor të 2015, ku Miky Ibrahimi së bashku me disa shokë të tij, më konkretisht me Xhorxho Çeçi, Juljan Habili, Besnik Dalipaj (të arrestuar në 2015) dhe Klaudio Bylyshaj, Mateo Rama (ende në kërkim) kanë marrë peng një person në kazino.
Të 6 këta persona kanë marrë me forcë nga një kazino në Vlorë, 24-vjeçarin me iniciale D.S., të cilin e kanë futur në një makinë, e kanë dhunuar dhe më pas e kanë braktisur në rrugë. Policia e Vlorës aso kohe sekuestroi edhe automjetin tip ‘Ford’ me targa AA 075 HM në pronësi të autorëve.