Nis operacioni për nxjerrjen e 43-vjeçarit në Gramsh, i cili mbeti i bllokuar ditën e djeshme në një zonë malore në kanionet e Holtës ku kishte shkuar si turist.

Operacioni u ndërpre mbrëmë për shkak të errësirës, teksa 43-vjeçari Andrea Dervishi i cili kishte mbetur i bllokuar në zonën e thepisur u zbrit në një vend më të sigurt për të kaluar natën, por nuk mundi të nxirrej.

Sot do të vijojë operacioni për nxjerrjen e tij, ku do të marrin pjesë dhe forcat RENEA. Aktualisht gjendja e tij shëndetësore është e mirë.