Një prift slloven, i cili thuhet se është i afërt me Papën është akuzuar se ka ftuar dy murgesha për të marrë pjesë në një treshe ‘Triniteti i Shenjtë’. Marko Ivan Rupnik, 68 vjeç, u akuzua nga një ish-murgeshë se kishte përdorur kontrollin e tij ‘psiko-shpirtëror’ mbi të rreth tre dekada më parë për të bërë seks, duke përfshirë seksin në grup dhe për të parë filma pornografikë.
Në kohën e akuzave, Rupnik, i cili njihet në kishë për veprat e tij artistike, ishte drejtor shpirtëror i një manastiri në Slloveni dhe ish-murgesha, tani 58 vjeçe, ka përshkruar se si ankesat e saj kundër priftit ishin injoruar.
Ky rast u komentua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” ku në lidhje “Skype” ishte At Nikolla, i cili u shpreh se nuk është habitu fare nga kjo ngjarje.
“Fatkeqësisht është bërë e natyrshme te kisha katolike, një peshkop të abuzojë me murgeshën. Kisha katolike duhet t’i vendosë gishtin kokës. Pastori nuk e di pse habitet.
Sado njeriu të jetë besimtar, nuk mundet që 24 në 24 orë ti jepet Zotit. I ka dhënë martesën, dashurinë, dashurinë për Zotin, gruan, fëmijët. Nëse prifti te kisha nuk është i martuar, nuk i jep dot mend dikujt të martuar”, tha At Nikolla.
Ndërkohë kujtojmë se prifti ndodhet në qendër të një skandali që ka përfshirë Jesuitët, një grupim i një kishe katolike anëtar i të cilës është edhe Papa Françesku. Ish-murgesha i ka rrëfyer gazetës italiane “Domani”, se si prifti Marko e kishte manipuluar për të kryer marrëdhënie seksuale me të.
Ajo thotë se ai kishte përfituar nga brishtësia e saj dhe lidhja që ajo kishte me Zotin për ta mashtruar. Sipas saj prifti e kishte detyruar të bënin seks që prej vitit 1987 deri në 1994. Ai e kishte kërcënuar që të heshtte. Ajo rrëfen se një herë prifti i kishte kërkuar asaj dhe një murgeshe tjetër të kryenin marrëdhënie treshe duke përdorur trinitinë e shenjtë.
Sipas saj, ato do forconin lidhjen mes atit birit dhe shpirtit të shenjtë nëse e bënin këtë gjë. Ajo ngre akuzën se prifti mund të ketë abuzuar edhe me 20 murgesha të tjera.