Të tjera detaje rrëqethëse janë mësuar në lidhje me masakrën e ndodhur mesditën e sotme në Kamëz, ku autori i dy vrasjeve në Kodër-Paskuqan, vrau edhe të renë në Kamëz.
Sipas policisë e reja e vrarë nga Dan Hutra, ishte 31 vjeç, por sipas deklaratave të familjarëve mësohet se vajza që u vra në oborrin e banesës, ishte vetëm 26 vjeç.
Hasimja mësohet se ishte gruaja e vëllait të ish-bashkëjetueses së Dan Hudrës, Elena Hysa, e cila mbeti e plagosur.
Sipas të afërmve të saj, Hasime Dafku kishte vetëm 2 muaj që ishte martuar dhe vetëm së fundmi kishte mësuar se ishte shtazënë.
Vetëm para pak ditësh ajo u kishte treguar edhe të afërmve për lajmin e shtatzanisë. Sipas tyre ajo ishte 1.5 – 2 muajshe shtazënë.
Jo vetëm kaq, por mësohet se Hasimja ishte motër e 7 vajzave të tjera dhe se nuk kishte vëllezër.
Kjo është një ngjarje tepër tragjike ku një e re që priste të bëhej nënë mbeti e vdekur pa asnjë faj për shkak të dështimit të një sërë mekanizmash që nuk kanë funksionuar nga ana e shtetit.