Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme në Lezhë. Përmbytjet në disa lagje të qytetit kanë vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve.

Siç shihet dhe nga pamjet, oborret e disa shkollave janë përmbytur duke bërë që nxënësit dhe mësuesit të mos hyjnë dot në klasa.

Sakaq, theksojmë se për shkak të motit të keq, kapiteneria e portit të Shëngjinit ka pezulluar lundrimin detar për të gjitha llojet mjeteve.

Mjetet lundruese janë ankoruar në port dhe nuk do të lejohet lundrimi deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.