Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e SPAK për kalimin për gjykim të çështjes ndaj kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Isamailaj.

GJKKO riktheu dosjen për plotësim të hetimeve, pasi konstatoi mungesën e akteve te komunikimit të akuzës në shtetit fqinj të Greqisë.

Më 1 nëntor të këtij viti SPAK mori të pandehur kreun socialist të Bashkisë Mallakastër Qerim Ismailaj dhe dërgon kërkesën për gjykim në GJKKO.

Ismailaj u kallëzua më 3 gusht në SPAK nga Partia Demokratike.

Ishte Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi, i cili me anë të padisë së dorëzuar i kërkonte SPAK të merrte nën hetim Kryebashkiakun e Mallakastrës për kryerjen e veprës penale të ‘Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve’, ku parashikohet një dënim deri në 4 vjet burgim.

Dënimi

Kryetari i Bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailaj, rezulton i dënuar me 3 vite burg në Greqi, për dy vepra penale.

Pas hetimeve të kryera nga prokuroria, kryebashkiaku i denoncuar nga Partia Demokratike, rezulton me probleme me ligjin e Dekriminalizimit.

Sipas Prokurorisë shqiptare, ai është dënuar në vitin 2000 me vendim të formës së prerë nga një gjykatë greke, për dy vepra penale. Por ky dënim, në Shqipëri korespondon me një dënim vetëm me gjobë, për një vepër penale.