Detaje të reja kanë dalë nga atentati i sotëm në Tiranë, ku mbeti i vrarë 49-vjeçari Edmond Papa.
Viktima është identifikuar si Edmond Papa, 49 vjeç me origjinë nga Fieri por banues në Sarandë.
Po ashtu, mësohet se Edmond Papaj është pronari i nje hoteli në Sarandë. Por nuk dihet se përse kishte ardhur në Tiranë dhe kush ishte personi që qëlloi mbi të.
Deri më tani dihen vetëm inicialet e atentatorit, V.SH. por mister gjithashtu ka mbetur edhe shkaku i vrasjes së ndodhur pasditen e sotme në Selitë të Tiranës.
Viktima ka disa prona në zonën e Ksamilit në Sarandë. Lidhur me këtë fakt Policia po heton nëse ka pasur konflikte së fundmi, ndërsa një tjetër pistë është ajo e aktivitetit kriminal jashtë vendit (Angli), për trafik droge.