Zbardhet dëshmia e shoferit dhe pronarit të linjës së autobusëve Durrës-Bari ku u gjetën 13 kilogramë heroinë. Drejtuesi i mjetit, Piro Rrushi ka deklaruar para grupit hetimor se nuk ka pasur dijeni për sasinë e lëndës narkotike që u gjet brenda autobusit.

Të njëjtën deklaratë ka dhënë edhe pronari i linjës, Mikel Pici, i cili pasi mohoi përfshirjen në këtë skemë, zgjodhi më pas të heshtë.

Ndalimi i tyre u bë një ditë më parë. Policia gjeti një sasi mbi 13 kilogramë heroinë, e paketuar në 26 pako, e mbështjellë me letër natriban. Lënda ishte vendosur në një vend të veçantë në pjesën e pasme të autobusit.

Sasi e drogës u zbulua pas një hetimi disa javor, ndërsa kishte destinacion Barin në Itali./Dosja.al