Ka nisur mbrëmjen e sotme në Top Channel, “Top Story” nga Grida Duma, ku është trajtuar edhe protesta e opozitës e ndodhur ditën e shtunë (12 nëntor).
I pyetur nga Duma nëse Partia Demokratike do të vazhdojë përmes protestave për të sjellë një ndryshim, deputeti Oerd Bylykbashi, u shpreh se Gjykata i ka njohur, dhe se e pa se kush është opzozita e vërtëtë.
“Ka një vendim gjykate që na jep një logo, një parti. Gjykata dje pati një provë njerëzore se kush është partia. Gjykata na njohu. Kjo është opozita, kjo është Partia Demokratike”, u shpreh Bylykbashi.
Analisti Berat Buzhala: Në vendet e regjimit komunist demokracia ka ardhur me protesta paqësore.
“Kush janë ata që flasin në foltore. Sali Berisha do ndryshojë Edi Ramën, apo Meta do zërë vendin e tij”, iu drejtua Buzhala-Bylykbashit.
Bylykbashi: Nuk do bjerë vetëm me protestë, bie përmes zgjedhjeve. Protestën e kemi si një mekanizëm ndërgjegjësimi për të rrëzuar këtë parti. Nuk ka ndarje llokmash, ka ndarje kufijsh (marrëveshja PD-PL).