Ish-kreyministri Sali Berisha ka folur ditën e sotme në lidhje me protestën e paralajmëruar të 6 dhjetorit.
Në komunikimin e përjavshëm me gazetarët, Berisha deklaroi se për shkak të Samitit të BE-së, në atë dot do të shmanget përballja me kryeministrin Edi Rama, por sipas tij, në rast provokimi, do të rezervohet për një ditë tjetër.
“Kemi shpallur protestën tonë në bulevard dhe ashtu do të bëhet. Edi Rama kërkon përballje, por ne do të përpiqemi ta shmangim atë ditë, por do t’ia rezervojmë një ditë tjetër. Populli opozitar po përgatitet që të japë përgjigjen e duhur. Përveç kodit që ma ka thënë Gjyshja ime që kur të kesh kohë për të vjedhur vidh, ai do të marrë mësimet e duhura”, është shprehur Berisha.