Partia Socialiste ka fituar zyrtarisht edhe 8 bashki të tjera, ku ka përfunduar tashmë numërimi i votave për kryetar bashkie.

Kështu, në Lushnje, Eriselda Sefa fitoi me 22,402 vota, në krahasim me 13362 vota të kandidates së “Bashkë fitojmë” Eduart Sharka. Në Peqin, socialisti Bukurosh Maçi mund Mustafa Pashjan me 6400 vota.

Socialisti Besmir Veli triumfoi në bashkinë Delvinë, duke lënë pas Ilir Mehmetin. Është mbyllur procesi i numërimit edhe në Roskovec, ku sërish ka fituar kandidatja e PS. Sipas rezultateve paraprake nga KQZ, kandidatja e PS, Majlinda Bufi, ka marrë deri më tani 6033 vota, ose 52.5%. Kandidati i koalicionit BF, Erdit Hazizaj ka marrë 5454 vota ose 47.5%.

As Korça nuk zhgënjeu, duke i dhënë sërish mandatin Sotiraq Filos. Filo ka mundur të fitojë 20996 vota me 60.63% të votimit. Ndërsa kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë me 39.37%, mori 13631 vota.

Cërrik, Andis Salla fitoi me 8444 vota, ndaj Servet duzhës, i cili mori 3416 vota. Skrapari po ashtu është “mavi”, pasi Adriatik Mema mori 3456 vota. Në Patos fitoi Fation duro mori mandatin me 8211 vota, teksa Sofije Alushaj e “BF” u rendit e dyta me 2758 vota dhe Pranvera Rizaj e PD e treta me 766 vota.

Edhe “Bashkë Fitojmë” arriti të merrte dy bashki të tjera, konkretisht Memaliaj ku kandidati Albert Malaj 52.255 të votave, duke lënë pas Gjolek Gjucin me 47.75% të votave. Në bashkinë e Fushë Arrëzit fitoi Hil Curri, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” me 2693 vota, 58.99%. ndërsa socialisti Fran Tuci mori 1872 vota, 41.01%, nga 16 QV në total.