Një qytetare iraniane ka folur për mediat, pas vdekjes së një 65-vjeçari  brenda kampit të muxhahedinëve në Manëz.

E prekur për humbjen e bashkkombasit të tij, iraniania kërkoi përgjigje për arsyen se pse forcat e policisë e shkaktuan vdekjen e tij. 

“Pse ma vratë vëllain? A është kjo mënyra juaj se si na mirëprisni? A duhet të sillet kështu qeveria shqiptare me ne, kur ne u larguam nga regjimi Iranian i dhunshëm dhe gjetëm sërish dhunë?”, tha bashkëkombësja e iranianit të vrarë në kampin e muxhahedinëve në Durrës.