Sali Berisha shkruan në Facebook e tij për çdo gjë që fluturon, qoftë mizë mushkonjë apo gomar, përfshi çdo vjedhje xhepash apo tenderash.


Nuk ka asnjë njeri për të cilin ai nuk ka shkruar diçka duke sajuar apo duke gjëmuar e rrëmuar ku janë xhepat e secilit, kujt i rrjedh çatia, ça thonë komshinjtë, si e ka patur emrin gjyshja, sa herë ka shkuar në plazh djali etj.


Në historinë e atyre evropianëve që kanë drejtuar shtete do mbahet mend si njeriu që ka bërë më shumë shpifje dhe ka sharë e fyer më shumë njerëz se kushdo tjetër.


Pyetja ështe kjo? Nëse ky shpifës klasik di se çfarë bën çdo njeri në shtëpinë e tij, a e di se çfarë bën djali i tij Shkëlzen Berisha? Pra, e di Saliu se Zeni ka blerë një pronë 1.8 milionë euro? Nëse e di, si ka mundësi që nuk e denoncon? Nëse nuk e denoncon atëherë me paratë e kujt e ka blerë Zeni këtë pronë?


Mendja ta thotë se e ka blerë me paratë e babait të vet shpifës.