Shumica e të rinjve shqiptar jetojnë me prindërit edhe pasi kanë mbushur të 18-tat.

Një raport i Eurostat nxjerr në pah se vendi ynë është në krye të vendeve të Ballkanit për numrin më të lartë të të rinjve që jetojnë në një banesë me prindërit, motrat dhe vëllezërit edhe në rastet kur nuk kanë një dhomë personale. Për psikologët, kjo vjen për dy arsye.

Kryesisht kjo ndodh për shkak të arsyeve ekonomike, pasi është e vështirë për një familje shqiptare të blejnë një banesë sipas kërkesave të fëmijëve. E dyta lidhet me traditën e trashëguar në këtë mënyrë, që na e bën të zakonshme të qëndruarit me familjen edhe kur nuk kemi kushte.

Në disa raste familjet janë të prirura të mbajnë pas vetës fëmijët edhe kur ato rriten, duke kërkuar që të qëndrojnë në të njëjtin apartament.

Sipas të dhënave të EUROSTAT, gati 70 për qind e të rinjve nga 15 deri në 29 vjeç jetojnë në familje të mbipopulluara. Nga statistikat e studimit, në Greqi të rinjtë që jetojnë në familje të mbipopulluara arrin në 48% dhe në Itali 44 %. Shkalla e mbipopullimit u bazua tek hapësira e banesës, anëtarëve të saj si dhe kostos së jetesës.