Si në çdo vit, edhe këtë herë tezat e provimeve të Maturës shtetërore u publikuan vetëm pak pas nisjes së testimit.

Edhe pse sallat ishin të survejuara nga kamerat, duket se maturantët apo edhe personat përgjegjës për vrojtimi ne tyre kanë guxuar duke e fotografuar tezën.

Për këtë ka reaguar ehde ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e cila tha se pavarësisht daljes së tezës, procesi ka vijuar normalisht dhe se nuk është cënuar.

“Është detaj që nuk e cënon procesin”- u shpreh Kushi.