Personi që po shikoni në foto është Massimo De Santis, 51-vjeçari që u vra nga shqiptari Taulant Malaj.
De Santis ishte pronari i dy lokaleve me emrin ‘Jolly’, të njohura në Torremaggiore, në zonën e Foggia-s. 51-vjeçari ishte gjithashtu kunati i politikanes italiane, Gisella Naturale, senatore e legjislaturës XVIII për Lëvizjen 5 Yjet.
45-vjeçari me profesion bukëpjekës dyshonte se bashkëshortja e tradhëtonte me italianin tMassimo De Santis.
Për këtë arsye, dyshja ishin konfliktuar shumë herë, por sherri kulmoi një natë më parë kur shqiptari teksa futej në shtëpi, u përball në shkallë me italianin. Ai e qëlloi 51-vjeçarin me një thikë kuzhine dhe e la të mbuluar në gjak në shkallë ku dhe ndërroi jetë.
Më pas, me të njëjtën thikë të lyer me gjak, u fut në banesë ku u konfliktua me të shoqen. Dyshja nisën të konfliktoheshin fizikisht dhe në momentin që shqiptari i drejtoi thikën gruas, 16-vjeçarja u fut mes prindërve për të mbrojtur të ëmën. Për rrjedhojë, 45-vjeçari e qëlloi me thikë të bijën duke e lënë të vdekur në vend. Edhe gruaja e shqiptarit ndodhet në spital e plagosur.