
Një rast i rëndë dhune në familja ka ndodhur në Mat (Dje me 5 shtator) ku një 48-vjeçar është arrestuar nga policia.
Mësohet se 48-vjeçari prej kohësh ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij 33-vjeçare.
Si pasojë e dhunës kjo e fundit është dërguar nga familjarët e saj për trajtim mjekësor dhe në spitalin psikiatrik, Tiranë.( aktualisht ka dalë nga spitali dhe po qëndron me të afërmit e saj)
Për të fshehur dhunën, 48-vjeçari pretendonte se gruas i kishin bërë magji dhe kishte punësuar një shtetas nga Kosova për ta shëruar. Ai pretendonte se ajo vuante nga probleme të shëndetit mendor.
“Ai nuk është një hoxhë, ai është thjesht një mashtrues që luan me ndjenjat e njerëve. Vajza 33-vjeçare duhet t’u ishte drejtuar fillimisht drejt mjekësisë shkencore, dhe nëse nuk do të kishte probleme me qëndrueshmërinë mendore apo probleme fizike, atëherë mund të çohet te hoxha”, tha hoxhë Fadil Mysliu.

