Detaje të reja janë bërë publike për mediat pas të shtënave me armë në Laç, ku një person ka mbetur i plagosur.
Bëhet me dije se sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur te Lugina e Patokut, një zonë turistike, ku ka pasur një konflikt të armatosur mes dy personave.
Burime zyrtare bënë me dije se gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi Besnik Selmani ka plagosur me çifte shtetasin Besnik Pula, i cili është dërguar në spitalin e Kurbinit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit.
Njoftimi i policisë:
Në Lagunën e Patokut, Kurbin, rreth orës 17:00, shtetasi B. S. 56 vjeç, banues në Milot, dyshohet që pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me çifte, shtetasin B. P. 49 vjeç, banues në Krujë, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Janë ngritur pika kontrolli e po bëhet krehja e zonës me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit.