Ish0 kryeministir Sali Berisha ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka folur në lidhje me situatën e rritjes së çmimeve në vendin tonë.
Berisha deklaroi se në Kongresin e Partisë Socialiste qytetarët prisnin të dëgjonin zgjidhje për këtë problem, por sipas tij u zhgënjyen pasi nuk morën asnjë përgjigje. Berisha komentoi dhe vendimi ne qeverisë për legalizimin e kanabisit, duke thënë se e gjithashtu bë për të mbuluar aferën e Inceneratorëve.
“Qeveritarët që prisnin që të dëgjonin nga kreu i qeverisë për dhimbjet e mëdha që krijojnë rritjet e çmimeve siç është ai i kafshatës së gojës, i shumëfishimit të vajit, të sheqerit, orizit, rritja e çmimit të naftës. I diktuar nga spekulacionet dhe lidhja e spekulantëve me qeverinë nuk morën asnjë përgjigje nga këto. Ata në ekranin e atij kongresi nuk ekzistonin.
Kongresmenët u ulën mbi dengje kashte, dhe u përgjëruan dhe rrahën gjoksin për fshatarët apo për të tjerët por e vërteta është se kongresi i tyre në vend të lajmeve të rëndësishme për dhimbjet e përditshme të qytetarëve i informoi ata se narko-shteti ka vendosur që të ligjërojë produktet e krimit të tij të shëmtuar.
Ka vendosur ligjërimin e kanabisit, me anketën kombëtare, për të thënë se shqiptarët janë dakord, kjo është praktikë e shkatërrimit kombëtar. Gjithçka në kuvend kudo që të mbulojë me retorikë dhe me dengje kashte dhe të tjerë të mbulojë flakët e inceneratorëve, aferën që nga Rama dhe vartësit e Allqi Bllakos dalin si organizatë kriminale që do të vidhnin kushedi sa miliona vetëm në një aferë’, ka thënë Berisha.”-deklaroi Berisha.